Categories Lajme

Lindita Nikolla u flet studenteve nga Kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes memet…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali.  Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë  e mia”, u shpreh ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME