Categories Sport

Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë dhe më të kompletuar

Padyshim Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë dhe më të kompletuar në historinë e futbollit.

Ai është një ekzemplar në të gjitha aspektet e lojës e sidomos në ekzekutimin e goditjeve të dënimit, ai është një “maestro”. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu pasi jo çdo aftësi është e lindur.

Në të vërtetë Messi nuk ka qenë kurrë i mirë me goditjet e dënimit ndaj ai që e ka mësuar është Diego Maradona. Ata kanë punuar të dy në kombëtaren e Argjentinës në kohën kur Maradona ishte trajner gjatë sezonit 2008/2010. Sipas tij “pleshti” mund të ishte aq i mirë sa të driblonte 5 lojtarë, por kur vinte puna të gjuante nga një pozicion i tillë nuk mund ta bënte.

Gjatë një interviste me gazetarët pasi ai iu bashkua skuadrës së Gimnasia de la Plata në Argjentinë, ai shprehet:

Unë kam stërvitur më të mirin. Edhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë fakt pasi ai ishte i aftë të driblonte 5 lojtarë. Por kur i jepej mundësia të gjuante nga goditja e dënimit ai kishte probleme. Ndaj unë e mbaja atë pas stërvitjes me grupin që t’i mësoja diçka nga magjia ime”.

Nuk ka rëndësi kush e ka mësuar Messin të gjuajë në atë mënyrë, por kushdo të jetë, ai ka bërë një punë të shkëlqyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME