Categories Lajme

Lira rrëfen bisedat e fundit të të birit: Jam në dhomë me 5 të shtruar, kërkova oksigjen

Lira Koca, nëna e 29-vjeçarit Xhino Koca që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ishte infektuar me koronavirus ka folur me detaje për mënyrën se si i biri përfundoi në spital dhe më pas iu rëndua gjendja psikologjike duke e bërë që të kryejë aktin tragjik. Kujtojmë se i riu u hodh nga kati i tretë i spitalit duke i dhënë fund jetës.

Nëna e tij foli në emisionin ‘Open’ duke thënë:

“Xhino ngjitet lart me mjekun dhe ne kthehemi në Durrës. Nuk na dhanë arsye, biles i dhashë unë parametrat e analizave që kisha bërë në Durrës. E lashë të qetë djalin dhe unë gjithashtu. Biseduam gjatë pasdites, ishte i qetë, ishte mirë. Tha që i kishin bërë vetëm një serum me paracetamol dhe tha duke qeshur se qenkemi torturuar kot me batanije dhe shtoi se nuk më kanë dhënë ilace të tjera, ndoshta ngaqë i kam pirë ilacet e mëlcisë në mëngjes.

E diela vazhdon jashtë mase e qetë. Xhino ishte i qetë dhe duke e parë ashtu nuk e kam marrë mundimin që ta pyes si ndihet. Thjesht më tha që është shtruar në një dhomë me 5 të sëmurë ndërsa të dielën thotë se kam lëvizur vetë në një dhomë katërshe se ishin të sëmurë rëndë. Thashë kërkova oksigjen se më dukej se po më merrej fryma.

Edhe gjatë ditës së hënë, paradite thuajse jemi të qetë. Nga pasditje, kur e pyes si je, më thotë më duket sikur më merret fryma dhe kam gërvishtje në fyt. Po sot gjithë ditën kam komunikuar me shokët sepse me datë 10 Gusht kishte organizuar pushimet me shokët e vet dhe do kthehej me Kanada për punë dhe studime. Gjatë të hënës kemi komunikuar shumë dhe më thotë ndoshta e kam ngaqë kam folur më shumë.

Nata kalon e qetë dhe jemi të martën në mëngjes, Xhino fillon gradualisht dhe shton dozën e ankesave. E kuptova që Xhino ishte i shqetësuar. Dhe dita e martë kalon kryesisht e qetë, por ne e kuptojmë se ndjejmë që i ka hyrë frika dhe vetëm kaq. Por të martën, duke hyrë e mërkura dhe këtu fillon alarmimi, Xhino i ankohet djalit të madh se është shumë keq dhe vuan nga frymëmarrja. Biseda që bënte Xhino me djalin ishte e frikshme. Dukej sikur merrte frymë një i moshuar. Atëherë djali arrin në Tiranë dhe të mërkurën e vetmja gjë që na sugjerohet është se na theksohet në mënyrë të sigurtë se është shumë mirë.

Thanë nuk ka asgjë dhe e ka thjesht psikologjike se është në një institucion spitalor. Vjen e mërkura, që gjatë ditës shoqërohet me ankesa që Xhino thoshte se i merrej fryma dhe ndërkohë ankohet për pagjumësi. Pra nga e marta në mëngjes bën 24 orë pa gjumë dhe na e thoshte herë pas here. Rreth orës 6.30-7, temperatura i shko 39, i bëjnë një serum dhe pasi i ulet temperatura erdhën mesazhet.

“Sa mvjen gjumi më vjen një si kollë instiktive dhe thith ajër dhe më jep dhimbje kraharori. I thashë nuk më bëjnë gjë. Po çmendem. Sinqerisht mendoj që edhe po të dal prap sëmurë do jem, sdo kem ndonjë përmirësim. Nuk duroj dot më. Po vdes”, i shkruante Xhino një personi pak para se të merrte aktin tragjik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME