Categories Lajme

Lirimi i Naser Gashi, Krimet e Rënda kanë lëshuar urdhër arrestet për drejtuesit e policisë

Një person është arrestuar për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashit, dy efektivë janë lënë në detyrim paraqitje, ndërsa në kërkim është shpallur shefi i komisariatit të Kukësit.
Disa muaj pas skandalit me lirimin e trafikantit të drogës Naser Gashi nga komisariati i Kukësit, Krimet e Rënda kanë lëshuar urdhër arrestet për drejtuesit e policisë. Report Tv mëson se shefi i Komisariatit të Kukësit, Agim Basha është shpallur në kërkim, ndërsa deri tani është arrestuar Kujtim Spahiu. Gjithashtu për këtë dosje Ferdinand Gjeta dhe Shkëlzen Ibaj, dy punonjës të policisë së kufirit janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Skandali u denoncua ekskluzivisht nga gazeta Shqiptarja.com (lexo ketu). Hetimet për këtë cështje filluan pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e Krimeve të Rënda nga zv/drejtori i hetimit në Kukës Shkëlqim Pepkolaj, i cili akuzonte zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim Naser Gashi.
Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë “Audi” duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë.
Historia e lirimit të trafikantit

Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumente, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.
Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nasër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja Rita Gjati firmosi urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje.
Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhr arrestet për drejtuesit e komisariatit të Kukësit. Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertian Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.tv report.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME