Categories Lajme

Lirimi me kusht i Saimir Tahirit/ Yuri Kim: Zhgënjyese, rikthim te format e vjetra. Do ketë pasoja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim e cilësuar si shumë zhgënjyese lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili do të kryejë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 8 muaj.

Kim thekson se kjo kulturë e mosndëshkimit nuk është aspak e përshtatshme për Bashkimin Evropian dhe për një vend aleat të NATO-s.

Ajo thekson se “SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja

Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan ambasadorja Kim.

Ndërkohë më herët, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas lirimit me kusht, reagoi përmes një mesazhi, ku theksoi se do të vijojë të kërkojë drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Saimir Tahiri shkruan se për sa kohë kaloi në qeli pati mundësi të njihte padrejtësinë ndërsa thekson se tani e tutje do të kërkojë të drejtën e tij.

Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë!  Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.  Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë te gjithëve!”, shkruan Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri la sot qelinë me vendim të gjykatës së Elbasanit, pas më shumë se një viti në burg për ta vijuar pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Tahiri vuante dënimin e tij në burgun e Lushnjës, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar për ‘Shpërdorim detyre” ndërsa i ka mbetur më shumë se 1 vit burg për të kryer ende.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Lejohet i dënuari Samir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës se qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord”.

Saimir Tahiri u dënua me burg në shkurt të 2022, ndërsa disa herë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga burg, kërkesë që nuk ishte pranuar. Ish-ministrit Saimir Tahiri përtej dënimit i është hequr e drejta edhe për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.

Pas hetimeve SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin me akuzat për “Shpërdorim detyre” “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por GJKKO vendosi ta dënojë atë vetëm për “shpërdorim detyre” me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia tha se kishte disa arsye që gjykata vendosi në favor të lirimit nga qelia të Saimir Tahirit. Haxhia tha se bashkëshortja e Tahirit ka probleme shëndetësore dhe nuk kujdeset dot për fëmijët, ndërsa vetë ish ministri nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe i kanë mbetur më pak se 2 vite burg për të mbyllur dënimin./rtsh.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

Kush është mësuesi i anglishtes që u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Debatet në shtëpi, Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjatë janarit u finalizuan 107 operacione policore, në pranga 498 persona

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia…

LEXO ME SHUME