Categories Lajme

Lirohet avokati turk pas 213 ditësh në grevë, ishte dënuar me dhjetë vite burg

Avokati turk, i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg, do të jetë shumë shpejt i lirë me vendim të gjykatës turke të apelit. Unsal ndodhej në grevë urie prej 213 ditësh pasi kërkonte një proces të drejtë gjyqësor. Të premten kolegia e tij Ebru Timtik ndërroi jetë në një spital të Stambollit ku u transferua nga burgu pas 238 ditësh grevë urie. Gjykatësit vendosën se Unsal duhet të lirohet menjëherë në momentin që qëndrimi në burg i rrezikon jetën. Ditët e fundit mjekët kishin dhënë alarmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 32 vjeçarit dhe për dobësimin e sistemit të tij imunitar.

Vdekja e Ebru Timtik shkaktoi indinjatë dhe zemërim në Turqi dhe jashtë vendit, me akuza kundër qeverisë së Erdogan që injoroi deri në ekstrem kërkesat paqësore të avokatëve të cilët ankoheshin për dënime politike dhe kërkonin një rishikim të dosjeve të tyre. Të dy prej kohësh ishin të impenjuar në mbrojtjen e aktivistëve të së majtës dhe prokuroria i akuzoi se mbështesnin organizatën marksiste leniniste të klasifikuar si terroriste. Në muajin korrik Unsal dhe Timtik ishin transferuar në spitale të ndryshme por ende të burgosur. Vendimi i apelit erdhi në një moment me vizitën në Turqi të presidentit të gjykatës europiane të të drejtave të njeriut Robert Spano, i cili u takua dhe me presidentin turk Erdogan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME