Gjatë 24 orëve të fundit 150 qytetarë e kanë fituar betejën me koronvirusin në vend. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale. Prej ditësh numri i pacientëve që shërohen nga koronavirusi është i lartë. Ndërkaq, vijon të jetë i lartë edhe numri i rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.
Categories
Lajme
150 persona fituan betejën me covid brenda 24 orëve të fundit
