Categories Lajme

Media greke: Pakti për detin i vështirë, tani kanë ndryshuar rolet në Shqipëri

Media greke, “Kathimerini” e shikon të vështirë arritjen e një marrëveshje mes Tiranës dhe Athinës për cështjen e kufirit detar. Qeveria e Mitsotakis njoftoi se, pas marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, caktimi i kufijve detar me Shqipërinë është gjithashtu një synim i Athinës dhe për këtë arsye Nikos Dendias planifikon të vijë në Tiranë për diskutimet përkatëse. “Kathimerini” thekson në analizën që bën se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket i gatshëm të zgjidhë çështjet e vjetra mes dy vendeve, por shtojnë se kushtet politike që ndodhet vendi, “vështirë se do ta lejojnë që të vazhdojë me nënshkrimin e një marrëveshje.

Për më tepër, Shqipëria ka hyrë në rrugën e zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e ardhshme dhe ndarjet janë të mëdha. Tashmë me njoftimin e qeverisë greke për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon me 12 milje, të cilat Rama i mirëpriti, opozita shqiptare dhe së bashku me presidentin e republikës e akuzuan se po shet detin”. Në vijim të shkrimit, grekët kujtojnë me ironi faktin që ai që firmosi marrëveshjen në 2009, pra Lulzim Basha tani e kundërshton, ndërsa Edi Rama që e çoi paktin e parë në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi, tani do marrëveshje. “Ironia është se Rama, i cili tani dëshiron një marrëveshje me Greqinë e kishte bllokuar në vitin 2009 pasi u firmos nga Ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i opozitës Luzlim Basha dhe Dora Bakojanis, duke e apeluar në gjykatën Kushtetuese, e cila e anulloi atë.

Tani rolet janë përmbysur. Rama po “kryqëzohet” si “tradhtar kombëtar”. Shoqëria shqiptare është përsëri në vorbullën e një polarizimi politik. Çdo gjë pozitive që ndodhur në marrëdhëniet greko-shqiptare kalon në një klimë mosbesimi. Anti-greqizmi në skenën politike shqiptare tenton të bëhet fitimprurës për vota, i nxitur nga propaganda turke” mbyllet shkrimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME