Categories Lajme

Lista e kompanive ajrore që abuzojnë me pasagjerët

Pas shumë vitesh heshtjeje më së fundi një autoritet zyrtar shtetëror ka denoncuar agjencitë që abuzojnë me pasagjerët shqiptar që zgjedhin të udhëtojnë me linjat ajrore.

Fjala është për klasifikimin e katër kompanive që kryejnë transportin me avion të udhëtarëve, përkatësisht “Fly Ernest”,”Blu Panorama”, “Albawings” dhe “Adria”.

Institucioni denoncues i moskorrektësisë së shërbimit të ofruar nga këto të fundit është Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili ka publikuar listën nominale të shoqërive ajrore, të cilat kanë bërë më shumë vonesa dhe anullime, duke i lënë pasagjerët të presin në aeroport.

Raporti bën fjalë për vitin 2018, gjatë të cilit kompania me numrin më të lartë të vonesave rezulton të jetë “Fly Ernest”, e cila regjistron më shumë se shtatëdhjetë e dy vonesa më shumë se dy orëshe dhe katërmbëdhjetë fluturime të anulluara.

Në vendin e dytë të listëts renditet “Blu Panorama”, që rezulton të ketë bërë shtatëdhjetë e një vonesa mbi dy orëshe, ndërkohë që ka anulluar gjashtë fluturime të planifikuara.

Në vendin e tretë renditete “Albawings” me tridhjetë e shtatë vonesa mbi dy orëshe, dhe në të katërtin “Adria” me tetë vonesa.

Ligjet në fuqi u japin të drejtë pasagjerëve, që në rast vonesash apo anulimi të fluturimeve, të përfitojnë kompesim deri në 250 euro nga shoqëritë ajrore. Nga të dhënat zyrtare rezulton se, për vitin e kaluar kompanitë ajrore kanë pranuar 1.200 kërkesa për kompesim, e deri tani kanë realizuar 700 të tilla.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, “Blue Panorama”, pavarësisht problemeve me vonesat e shumta, me pesëqind pasagjerët e kompensuar rezulton të jetë kompania më korrekte për pagesën e këtij detyrimi. Ndërkohë “Fly Ernest”, e renditur si problematike për vonesat e anullimit e fluturimeve, ka kompensuar vetëm nëntëdhjetë e gjashtë pasagjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME