Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka publikuar listën e 18 lojtarët grumbulluar për takimin kundër Real Madridit ditën e nesërme në La Liga. Valverde nuk do të ketë në dispozicion për këtë duyel me madrilenët, Ousmane Dembelen dhe Arthur Melon, të cilët janë të dëmtuar. Lista prej 18 lojtarëve e Barcelonës për ndeshje kundër Real Madridit:
Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Luis Suarez, Lionel Messi, Neto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Carles Alena, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Carles Perez and Ansu Fati. Barcelona dhe Reali janë aktualisht në krye të klasifikimit me nga 36 pikë secila por katalanasit kanë golavarazh më të mirë.
