Categories Lajme

LISTA E PLOTË/ Nga kazino, kompani, llogari bankare, pasuritë që i janë sekuestruar Ervis Martinajt

Pasuritë e Ervis Martinjat, bosit të lojëarve të fatit, janë vënë nën sekuestro. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Policia ka nisur operacion për sekuestrimin që prej mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për 34 pasuri të cilat janë në emër të Ervis Martianjt dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për disa kompani në emër të Ervis Martinajt apo familjarëve e të tij, apo kompani ku ata kanë qenë ortak.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar edhe disa automjete, sipërfaqe toke në Kurbin dhe patok si edhe ndërtesa. Po ashtu janë vënë nën sekuestro disa llogari bankare në emër të fëmijëve të Ervis Martinajt apo të familjarëve.

Operacioni po zhvillohet në Kurbin, Fushë-Milot, zonë në të cilën banojë familjarët e Martianjt, ndërkohë që ai vetë rezulton i zhdukur prej 6 muajsh. Urdhri për sekuestro është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai. Hetimi po vijon nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara të Ervis Martianjt:

 

1.            Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

2.            50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

3.            Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

4.            Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

5.            Subjekti “Ervis Martinaj”

6.            Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

7.            Subjekti “Drenica Martinaj”

8.            Subjekti “V.K”

9.            Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

10.          21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

11.          Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

12.          Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

13.          Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

14.          Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

15.          Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

16.          Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

17.          Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

18.          Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

19.          Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

20.          Arë me sip.7 000 m2 në Patok

21.          Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

22.          Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

23.          Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

24.          Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

25.          Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

26.          Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

27.          Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

28.          Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

29.          Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

30.          Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

31.          Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

32.          Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

33.          Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

34.          Llogari kursimi për fëmijë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME