Categories Sport

Lista e Shqipërisë: Reja heq “dënimet”, zbuloni 27 lojtarët e grumbulluar

Shqipëria luan më 11, 15 dhe 18 nëntor kundër Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Trajneri Edy Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion, gjatë konferencës për shtypin që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Më pas ai edhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për shkak të situatës aktuale, lista mund të pësojë ndryshime dhe në listën e pritjes është edhe mbrojtësi Marsel Ismajlgeci. Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku, të tre të dëmtuar, ndërkohë rikthehet Ardian Ismajli. Të dënuarit, edhe pse jo zyrtarisht,  Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi janë rikthyer sërish në kombëtare, sikurse në listë janë edhe emra si Gjasula e Selahi, që nuk ishin në grumbullimin e fundit.

Roshi, Bare, Kamberi dhe Strakosha nuk do të jenë për këto tre ndeshje. Dy të parët janë të dëmtuar, kurse Kamberi i infektuar me COVID-19. Sa i takon portierit, për të situata ka qenë e paqartë kohët e fundit, pasi ka dalë herë pozitiv e herë negativ. Bie në sy edhe mungesa e Armando Sadikut./abcnews.al

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME KOSOVËN DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE BJELLORUSISË

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Marco Molla Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Frederic Veseli, Albi Doka, Ardian Ismajli

Mesfushorë: Ledian Memushaj, Lindon Selahi, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj Sulmues: Bekim Balaj, Armando Broja, Rey Manaj, Giacomo Vrioni, Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME