Categories Lajme

Lista e BKH-së, 10 nga 39 kandidatët që kanë mbetur na garë janë me precedent për…

Të paktën 10 nga 39 kandidatët që vijojnë garën për pozicionin hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultojnë të jenë ose me precedent për korrupsion apo abuzim me detyrën, ose emra politik. Fatjon Gjinaj ka bërë një vëzhgim për secilin prej tyre ku rezulton se kjo strukturë e rëndësishme në sistemin e ri të drejtësisë, fatkeqësisht do të jetë e diskutueshme për shkak të emrave që janë pothuajse drejt konfirmimit.

Konkretisht, kandidatja Anisa Duka, rezulton të jetë Sekretare Gjyqesore Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Lindita Nushi, ish-drejtore e kufirit dhe migracionit Durrës, shkarkuar nga detyra për shkak të skandalit për korrupsion gjatë  kontrolloreve. Kandidate për Drejtore të BKH-së e cila ngeli në testin e poligrafit. Erjon Tema, Drejtori i Sigurisë, Autoriteti i Aviacionit Civil.

Ramadan Cani, ish Kryetar i Partisë Socialiste në Kamëz, të cilit iu publikua mesazhi urdhërues për vartësit e tij që ti paraqitej lista me emrat e anëtarëve të Partisë që duan të bëjnë legalizimin e shtëpive. Stela Shkarpa, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Durrësit. Loris Dervishi, Punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit, bashkeshorti i Fiona Papajorgji, anëtare e Gjykatës Kushtetuese. ..Julian Malaj, ish shef komisariati në Gjirokastër. I përjashtuar në 2013 nga Policia e Shtetit për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe shkelje të Kodit të Etikes të punonjësit të policisë. Redinald Papa, Drejtoria e Bashkimit Europian, Ministria për Europën dhe  Punët e Jashtme

Alteo Nazeraj, shkarkuar në 2019 nga pozicioni i Drejtorit të Kadastrës Vlorë për shkak të moskontrollit disa vjeçarë të konflikteve për pronat në qytetin bregdetar. Një emër interesant është ai i Sajmir Cukës, a i prezantuar disa vite më parë nga ish- ambasadori amaerikan në Shqipëri, Donald Lu si një toger i Rangut të Parë, shqiptari i dytë i diplomuar ndonjëherë në Akademia Ushtarake e SHBA-së në Ëest Point.

Vetëm 39 kandidatë për hetues nga 60 që duhet të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë arritur të kalojnë fazën e Intervistës. Gjithsesi as kjo nuk i bën ata fitues zyrtarisht pasi testi ka edhe hapa të tjerë përpara. Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe  interesave private për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Testi i fundit që do t’i nënshtrohen kandidatët e kualifikuar, është ai i Poligrafit, udhëzimet për të cilët do të jepen më 2 dhjetor. Në garën për hetues në BKH kanë marrë pjesë fillimisht mbi 600 kandidatë por që u shkurtuan drastikisht për moskalimin e testeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME