Categories Covid-19, Lajme

Zhgënjen vaksina e Oksfordit, ja sa është efikasiteti i saj, Anglia ka porositur 100 milionë doza

Gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca në bashkëpunim me Oksford thanë sot se një analizë e përkohshme e provave klinike tregoi se vaksina e tyre kundër Covid 19 ka një efikasitet mesatar prej 70% në mbrojtjen kundër virusit. Pascal Soriot, CEO i AstraZeneca, tha se zhvillimi shënoi një “moment të rëndësishëm” në luftën kundër krizës globale të shëndetit.

Efikasiteti dhe siguria e kësaj vaksine konfirmojnë se do të jetë shumë efektive kundër COVID-19 dhe do të ketë një ndikim të menjëhershëm në këtë emergjencë të shëndetit publik,” tha Soriot. “Për më tepër, zinxhiri i thjeshtë i furnizimit të vaksinës dhe zotimi dhe angazhimi ynë jofitimprurës për qasje të gjerë, të barabartë dhe në kohë do të thotë se do të jetë i përballueshëm dhe i disponueshëm globalisht, duke furnizuar qindra miliona doza pas miratimit.”

Kjo vjen pas një sërë rezultatesh inkurajuese në drejtim të zbulimit të vaksinës javët e fundit, ku kompanitë Pfizer-BioNTech dhe Moderna kanë thënë se vaksinat e tyre kanë një efektivitet deri në 90-95%. Vetë Britania e madhe ka bërë një porosi prej 100 milionë dozash për vaksinën e Oksfordit, por nuk dihet nëse ajo do të dalë në treg, duke ditur tashmë se ka një efektivitet më të ulët, se dy kompanitë e para që janë drejt nisjes së aplikimit në popullatë. Shpresohet se një vaksinë COVID mund të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit që ka marrë më shumë se 1.3 milion jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME