Categories Sport

Liverpooli dështon në start, “ruleta e penalltive” i buzëqesh Arsenalit

Arsenali mposht 5-4 në ruletën e penalltive Liverpoolin dhe bëhet skuadra e dytë me më shumë trofe të Superkupës së Anglisë (16) pas Manchester United (21). Në përballjen e të ashtuquajturës Community Shield, të luajtur në mitikun Wembley, koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa në goditjet e 11-metërshave, i vetmi që gaboi nga 10 gjuajtje gjithsej ishte Brewster i Liverpoolit në serinë e tretë të penalltive.

Liverpooli e tundi fillimisht rrjetën që në minutën e 7-të me van Dijk, pas një goditjeje standarde, por goli u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të holandezit. Pesë minuta më vonë, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi një gol shumë të bukur me një diagonale që rezultoi e pakapshme për portierin e Liverpoolit, duke u dhënë epërsinë “topçinjve”.

Goli i barazimit të Liverpoolit erdhi në minutën e 73-të me Minaminon, por rezultoi i pavlerë pas goditjeve të 11-metërshave. Për Arsenalin u treguan të saktë të pesë të përzgjedhurit e parë të Artetas: Nelson, Maitland-Niles, Soares, Davild Luiz dhe në fund Aubameyang. Një start premtues i sezonit për Arsenalin, që nën drejtimin e Artetas siguroi trofenë e dytë brenda një muaji (FA Cup dhe Community Shield).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME