Categories Lajme

Lleshaj dhe Yuri Kim thanë se është si ‘AR MË’ por si ‘MPOSHTET’ makina e së vërtetës që do ‘testojë’ Korrupsionin dhe krimin në Shqipëri

Makinën e së vërtetës do e nis nga vetja’.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së certifikimit të ekspertëve të poligrafit, e njohur në gjuhën popullore si ‘makina e së vërtetës’.

Lleshaj deklaroi se Shqipëria ka shtuar një tjetër hap të rëndësishëm, të njohur në botë siç është poligrafi

‘Ky instrument nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, për BKH, por do të përdoret në vijimësi për gjithë rekrutimet e reja në Policinë e Shtetit, SHÇBA, Gardën e Republikës si dhe për diagnostifikimin periodik të gjithë personave që shërbejnë në institucionet e sigurisë publike’, tha Lleshaj.

Si ministri i Brendshëm, ashtu edhe ambasadorja Kim e trumbetuan sot poligrafin si një shpikje të fundit të njerëzimit, 100% efikase, ku falë saj do të diktohen të gjithë kriminelët, ata që mashtrojnë apo do të zbulohen gjithë të vërtetat e botës.

‘Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH’, tha Kim.

Mirëpo a është makina e së vërtetës (poligrafi) ‘ar ma’ që do i japë zgjidhje gjithë problemeve që Shqipëria ka me kr imin apo zyrtarët e korruptuar?

Çfarë është në të vërtetë poligrafi dhe a është 100% i saktë, i pagabueshëm?

Poligrafi, i cili njihet si testi i gënjeshtrës, është një pajisje që mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologjikë siç janë presioni i gja kut, pulsi, frymëmarrja dhe përçueshmëria e lëkurës ndërsa një person pyetet dhe i përgjigjet një seri pyetjesh.

Përgjigjet mash truese do të prodhojnë përgjigje fiziologjike që mund të dallohen nga ato jo ma shtruese. Sidoqoftë, nuk ka reaksione specifike fiziologjike që lidhen me gënjeshtrën, duke e bërë të vështirë për të identifikuar faktorët që ndajnë gënjeshtarët nga ata që thonë të vërtetën.
Vlerësimet e poligrafisë nga organet shkencore dhe qeveritare në përgjithësi sugjerojnë që poligrafet janë shumë të pasakta, mund të mposhten lehtësisht dhe janë një mjet i papërsosur ose i pavlefshëm për të vlerësuar vërtetësinë.

Shoqata Psikologjike Amerikane deklaron se ‘shumica e psikologëve pajtohen që ka pak prova që testet poligrafike mund të zbulojnë me saktësi gënjeshtrat’.

Gjithashtu, Richard Helms, drejtori i Inteligjencës Qendrore, ka deklaruar:

Zbuluam se kishte disa evropianë-lindorë që mund të ‘mposhtin’ poligrafin në çdo kohë. Amerikanët nuk janë shumë të mirë për këtë, sepse jemi rritur për të thënë të vërtetën dhe kur gënjejmë është e lehtë të kuptosh që po gënjejmë. Por kemi parë që shumë evropianë dhe aziatikë mund ta ‘mposhtin’ poligrafin, dhe pse dihet që ata gënjejnë dhe ju keni prova që ata gënjejnë.

Pra makina e së vërtetës nuk është e saktë në të gjitha rastet, pasi ka mënyra të ndryshme për ‘t’ja hedhur’. Mjafton që kur thua një gënjeshtër, të mund të arrish të kontrollosh emocionet, pulsin, të mos skuqesh, të mos frikësohesh në mënyrë që të të rrahi zemra fort, dhe ia hodhe.

A janë shqiptarët të aftë të gënjejnë e të mos diktohen? Kjo mbetet për t’u parë, së bashku me efektivitetin dhe rezultatet që do të japë në vazhdimësi makina e së vërtetës në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME