Categories Lajme

Lleshaj takon homologun turk

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot homologun turk Süleyman Soylu. Kjo vizitë zyrtare e ministrit turk, pason takimin që dy ministrat patën në Ankara disa muaj më parë. Bisedimet u fokusuan mbi mundësitë, për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë publike.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të ministrit të brendshëm Lleshaj,  ministri turk Soylu e cilësoi Shqipërinë si një vend mik dhe marrëdhëniet historike e rrënjësore si të shkëlqyera, me mundësi për t’i çuar përpara.

“Shqipëria është një nga vendet e rajonit, me të cilën Turqia bashkëpunon më së shumti”, – u shpreh  Soylu, duke pohuar se ka disa bashkëpunime funksionale që uroi të jenë të vazhdueshme.

Gjatë takimit u trajtuan fushat ku do të ndalet e kërkohet të thellohet bashkëpunimi, mes dy ministrive të Brendshme e Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit, si dhe ekspertiza për sistemin e menaxhimit doganor shqiptar.

Ministri Lleshaj veçoi si prioritar bashkëpunimin për luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, trajnimet e efektivëve dhe pajisjet policore.

Dy ministrat e Brendshëm vizituan më pas, Repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Tiranë, ku pati një prezantim të shkurtër të punës dhe rezultateve të kësaj force, si dhe u panë nga afër ambientet e trajnimit dhe stërvitjes së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME