Categories Lajme

Lleshaj vizitë zyrtare në Liban, kërkon ndihmë për riatdhesimin e 51 fëmijëve në kampin Al Hol

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po kryen një vizitë zyrtare në Liban, ndërsa zëra brenda mazhorancës shprehen se ai ka biseduar me krerë të lartë të qeverisë libaneze për të mundësuar riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë që ndodhen në Siri.

Lajmi i mbërritjes së Lleshajt në Liban është bërë publike nga mediat libaneze të cilat kanë përcjellë takimet e ministrit tonë me homologun e tij Mohammad Fahmi si dhe Komandantin e Ushtrisë së Libanit, Gjeneral Joseph Aoun, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm në Liban, Mark Ghareeb. Gjithashtu një ditë më parë ministri shqiptar takoi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Brendshme Gjeneral Majorin Imad Othman.

Sipas raportimeve zyrtare të mediave vendase thuhet se gjatë takimit u bë një prezantim i situatës së përgjithshme në vend dhe mjetet e bashkëpunimit të sigurisë si dhe u diskutua mbi situatën e përgjithshme në rajon.

Por sipas burimeve nga mazhoranca thuhet se Lleshaj do të kërkojë ndihmën e autoriteteve libaneze për riatdhesimin e 51 fëmijë të mbetur në kampin Al Hol në Siri.

Ndërsa presioni i familjarëve të fëmijëve të mbetur në zonat në konflikt është rritur ndjeshëm, Lleshaj nisur dhe nga rasti i Alvin Berishës po shpreson të ketë sërish ndihmën e qeverisë libaneze për të mundësuar operacione të ngjashme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME