Categories Lajme

Kolonelit të “hekurt” që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin i sekuestrojnë makinën e blinduar

Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldon Kozarja se aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale. Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Kush është Edmond Koseni? Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve. Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë. Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra  për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME