Categories Lajme

“Loja mori fund”, arrestohet më në fund burri i Caroline, ja çfarë bëri para se ta merrnin

Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Karolinës, 20-vjeçares që u gjet e pajete në banesën e saj në lagjen Glika Nera, të Athinës.

Sipas shefit të ekipit që hetoi ngjarjen, të dhënat që e lidhin bashkëshortin me ngjarjen janë të shumta dhe të vërtetuara nga autoritetet.

Tre gjetjet e reja që nxitën zhvillime të shpejta në këtë çështje ishin:

Ora biometrike që Caroline mbante në dorë, e cila dyshohet se regjistronte impulse, në oren kur dëshmia e burrit të saj tregonte se nuk kishte asnjë shenjë jete për 20-vjeçaren.

Heqja e kartave të memorjes nga kamerat e shtëpisë, e cila rezultoi në kundershtim krahasuar me atë që kishte dëshmuar 32-vjeçari.

Aktiviteti “i dyshimtë” i regjistruar në celularin e tij në kohën e incidentit, kohe ne të cilen, ai pretendoi të ishte i lidhur dhe i palëvizur.

Sipas informacioneve, një person tjetër pranë çiftit është thirrur të dëshmojë për çështjen.

Burime policore thanë se autori e kishte kuptuar se laku i autoriteteve ishte shtrënguar shumë rreth tij dhe sapo është njoftuar një ditë më parë se duhet të paraqitej në drejtorinë e policisë së Atikës për sqarime të mëtejshme, kishte kërkuar pak orë kohë për të shkuar në ceremoninë e të 40-tave të viktimës, por edhe të çmallej me të bijën 11 muajshe, për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë në vazhdim.

I sigurt se loja e tij kishte marrë fund dhe autoritetet do ta arrestonin, autori i dyshuar i ngjarjes që tronditi Greqinë, sapo përfundoi ceremonia përkujtimore, zgjati duart ku pak minuta më vonë agjentët do t’i kalonin prangat për ta hipur në helikopterin e policisë dhe për ta dërguar në qelinë e sektorit kundër kri mit në drejtorinë e policisë së Atikës.

Burime ekskluzive i thanë “Top Channel” se fillimisht Anagnostopolus nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por është “thyer” në vazhdim, sapo ekspertët e policisë i vunë përpara provat, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Në vazhdim, ai ka dhënë variantin e tij për ngjarjen dhe ka thënë se nuk donte ta kryente aktin, por çdo gjë ishte një aksident fatal. Kohët e fundit çifti kishte episode të ndryshme mosmarrëveshjesh mes njëri tjetrit, por shkaqet e tyre ende nuk dihen.

Ngjarja e Glika Nera në Athinë ishte ndoshta e vetmja ngjarje kri minale në Greqi, kur policia dhe bandat të cilat nuk pranonin se ishin anëtarët e tyre që kishin kryer këtë ngjarje, bashkëpunuan mes njëri-tjetrit duke vënë në dispozicion të policisë informacionet e nevojshme për piketimin, hetimin dhe gjetjen e autorit të ngjarjes.

Çdo gjë do të zbardhet prej deklaratave që vetë i dyshuari do t’i sqarojë këtë herë përpara gjykatësve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME