Categories Lajme

Lombardia dhe Milano u karantinuan, konsullata shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Mbyllja e Lombardisë dhe Milanos ka detyruar Konsullatën shqiptare në Milano të ndërpresë shërbimet deri me datën 3 dhjetor. Gjatë kësaj kohe Konsullata do të garantojë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë  të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë ID, do të njoftohen me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

NJOFTIM I PLOTË: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Faleminderit për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME