Categories Bota

Londër, shqiptarët bëjnë ‘namin’ në festën orgji dhe shpojnë truprojën

Badigardi që u godit për vdekje  me thikë  në dyert e një feste seksi në prag të Vitit të Ri, të organizuar nga Eddi Davenport në Mayfar ishte viktima e pafajshme e një lufte të dhunshme bandash për terren, shkruan The Daily Mail.

Tudor Simionov, 33 vjeç, u konsiderua si hero pasi luftoi trimërisht me 9 vizitorët e paftuar në portën e një shtëpie 12.5 milionë paundshe në Mayfar, në Londrën qëndrore, në orët e para të mëngjesit para se të goditej për vdekje me thikë. Një burim tha për Daily Mail të dielën se sulmuesit ishin gangsterë, që shkuan në festë me synimin për të zhvatur para nga tutorët, prostitutat dhe shpërndarësit e drogës që ishin brenda. Burrat, që besohet se janë shqiptarë, thuhet se përleshen me bandat rivale të Londrës për tregun e prostitucionit . Organizatorit Davenport, 53 vjeç, i është dhënë një dënim më burg prej 8 vjetësh në shtator të 2011 për një mashtrim që kishte bërë prej 4.5 milionë paundësh. Një burimi i brendshëm, që nuk donte të identifikohej, tha: “Sulmi nuk ishte aq i rastësishëm sa dukej. Ata po diskutonin për territorin dhe terrenin. Burrat nuk po shkonin në festë për Eddi. Ai thjesht kishte ngecur në mes. Tutorët që rrinë pas femrave bëjnë deri në 3 mijë paund në natë nga prostitutat dhe e ruajnë pasurinë e tyre me zell. Po ashtu, aty kishte edhe droga, që janë jashtëzakonisht fitimprurëse.

“Eddi është duke luajtur një lojë të rrezikshme. Kur ai doli nga burgu duhet të kishte hequr nga festat ngacmuese të seksit.” Burimi në fjalë tha se trupi i një zogu të copëtuar ishtë lenë në derën e shtëpisë së Davenport si një paralajmërim. “Ai mori kërcënime me vdekje nga një bandë e madhe në West End, por qe i tmerruar dhe nuk tregoi. Ai mund të bëjë gati 50 mijë paund në natë nga këto festa dhe duhej të shqetësohej, se mund të të bëjë ty një shënjestër.” Një punonjës  tha se festat e seksit mbaheshin rregullisht në këtë pronë, ku të ftuarit paguajnë deri në 500 paund për të pasur një dhomë gjumi. Ata thanë se festuesit paguajnë tremijë paund për të marrë pjesë , ku festat e seksit të pasuruara me drogë mund të zgjasin deri në orën 8 të mëngjesit. Roja i sigurisë Simionov, i ndjeri,  erdhi në Londër nga Rumania vetëm para dy muajsh, për një jetë më të mirë. Dy roje të tjera sigurie dhe një grua u sulmuan po ashtu me thika. Avokati i Davenport ka insistuar se ai nuk kishte organizuar ndonjë festë, as kishte marrë para nga të ftuarit, por nuk konfirmoi nësi ai kishte qënë i pranishëm

Në foto: Organizatori i festës Eddie Davenport dhe viktima, truproja i vrarë.

ImageImageImageImage

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME