Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini. Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.
Perberesit
2 qepe mesatare, te prera holle
2 speca jeshil, te prera ne shirita
2 speca te kuq, te prera ne shirita
800gr domate te pjekura, te kaluara ne rende ose mikser (sa me te pjekura domatet aq me mire) ose dy kanaçe me domate ne copa nga 400gr secila
4 thelpinj hudhre, te shtypura
1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
1 tufe koriander te fresket, te grire holle
1 luge çaji kumin pluhur
pak spec te kuq djeges
kripe
nje maje luge sheqer
vaj ulliri
8 veze
pak djathe te bardhe, te therrmuar
kos per shoqerim
Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.
Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin, korianderin dhe e perziejme mire.
Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.
