Categories Lajme

Lufta në Ukrainë/ I rrethuar nga trupat ruse, qyteti i Çernihivit mbetet pa ujë dhe energji elektrike

Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje ose energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.

Furnizimi me gaz ishte ende pjesërisht funksional, sipas administratës rajonale të dielën.

Infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga “luftimet aktive”, por po bëhen përpjekje për të riparuar dëmet, shkroi në Telegram shefi i administrates, Viacheslav Chaus.

Trupat ruse kanë rrethuar qytetin verior prej disa kohësh.

Një rrugë kyçe nga qyteti, e vendosur pranë kufijve rusë dhe të bjellorusisë, të çon në Kiev.

Kryebashkiaku Vladyslav Atrozhenko tha se qyteti ishte “plotësisht i shkatërruar” nga trupat ruse, në komentet e së shtunës.

Ai tha se më shumë se 200 civilë janë vrarë javët e fundit dhe se më shumë se gjysma e 285,000 banorëve fillestarë të qytetit ishin larguar.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt. Që nga atëherë janë krijuar miliona refugjatë që janë larguar për në vendet evropiane. /REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME