Categories Lajme

Përjashtuan nxënësin me aftësi të kufizuara në Fier, ministrja e Arsimit merr vendimin e duhur për drejtorin e zyrës Arsimore dhe drejtoreshën e shkollës

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi,  ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Seman të Fierit he drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore Divjakë, pas ata përjashtuan nga shkolla një nxënës me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave të duhura për përsonat përgjegjës. Më poshtë keni reagimin e plotë të ministrisë së Arsimit publikuar në faqen zyrtare.

Njoftimi i ministrisë:

Pas denoncimit nga emisioni “Stop” në TV Klan të rastit të nxënësit Emiliano Liçi, i cili nuk është lejuar të vazhdojë frekuentimin në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako” në Fierseman, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, pas verifikimeve paraprake, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të drejtoreshës së shkollës dhe drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore Divjakë.

Ndërkohë, nxënësi Emiliano Liçi do të kthehet menjëherë në bankat e shkollës, që nga dita e hënë 28 Mars 2022, pas kryerjes së të gjitha procedurave përkatëse nga ana e shkollës, në bashkëpunim edhe me mësuesin ndihmës, punonjësin e shërbimit psiko-social dhe familjen, me qëllim që Emiliano të ketë të gjithë mbështetjen dhe kujdesin e duhur.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar kanë ngritur menjëherë një grup pune të përbashkët për verifikimin e plotë të rastit dhe marrjen e masave përfundimtare për personat përgjegjës.

Nga ana tjetër, që nga muaji janar Ministria ka ngritur një grup pune, i cili po punon intensivisht për ndryshimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar për kthimin e shkollave të arsimit special në qendra burimore, duke ofruar shërbim më profesional dhe të plotë për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u përshtatur edhe me eksperiencat më të mira të vendeve evropiane. Parashikohet që këto ndryshime, pasi të konsultohen me të gjitha grupet e interesit, të finalizohen me miratimin në Parlament brenda vitit 2022.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke falënderuar denoncimin e këtij rasti, shpreh angazhimin për të ndjekur dhe zgjidhur me vendosmëri çdo problematikë të hasur në institucionet tona arsimore, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe respektimin e ligjit nga të gjithë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME