Categories Lajme

Luftë kultivimit të drogës, FNSH qëndron në Krujë 72 orë për kontrolle (detajet)

Vetëm 24 orë pasi kryepolici i vendit ndërmori një ndërrim të të gjithë kupolës së Policisë së Lezhës, vjen edhe takimi i radhës me krerët e drejtorisë së qarqeve.

Ata kanë marrë detyra dhe udhëzime që lidhen me ndërhyrjen me plane konkrete për të mos lejuar kultivimin e lëndës narkotike nëpër zonat e tyre, ndërkohë që kanabisi vijon të zbulohet thuajse në çdo fshat.

Policia raportoi se një prej zonave më problematike në vend, Kruja, prej tri ditësh ka qenë nën kontrollin e imtësishëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin.

TAKIMI Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë mbledhur ditën e djeshme 5 drejtorë të 5 qarqeve më të mëdha të vendit; të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Dibrës dhe Korçës. Fokusi i diskutimit sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme ishte intensifikimi i luftës kundër kultivimit të kanabisit, ndërkohë që po flitet për një legalizim të mundshëm të kanabisit mjekësor.

Ndërsa aksionet në terren janë intensifikuar ku Policia përditë raporton shifra suksesi të madh të shkatërrimit të parcelave dhe të ‘shtëpive të barit’, të cilat thuajse gjenden në çdo vend të mundshëm.

OPERACIONI NË KRUJË

Në 72 orët e fundit janë zhvilluar kontrolle masive në të gjithë territorin e Krujës. Policia e shtetit ka zbuluar 400 fidanë me kanabis sativa. Droga u zbulua në fshatin Fushë-Thumanë, në një tokë publike, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve që mund të kenë kryer kultivimin.

Sipas Policisë, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka pasur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë këtij aksioni masiv, policisë së Krujës iu bashkuan edhe 10 grupe të FNSH-së së Tiranës të cilët zbarkuan në terren për të kryer kontrolle masive, ndërsa po përdoren edhe dronë, kamera dhe mjete të tjera për të bërë një kontroll më të mirë të zonës.

Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME