Categories Sport

“Luftëtar i vetmuar”, mediat italiane elozhe Manaj, Mota: Po bën mirë, na ndihmon shumë

Rei Manaj ishte nga të paktat gjëra pozitive tek Specia, goli i tij në minutën e 11-të krijojë iluzionin se “shqiponjat” mund të dilnin me pikë nga Dall’Ara por “dopjeta” e Arnautoviç i dhurojë Bolonjas fitoren.

Manaj realizoi një gol shumë të bukur me kokë, për sulmuesin kuqezi ky ishte goli i tij i tretë në këtë rikthim në Serie A. Në përfundim të ndeshjes, ku qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, Manaj ishte lojtari më i vlerësuar për Specia, nota 7.

“Bomber i Specias në transferta, zhbllokon ndeshjen me një gol të bukur me kokë, duke i marrë kohën mbrojtësit të Bologna.

Lufton shumë, duke vendosur në fushë shpirtin e një luftëtari, në disa raste ishte më shumë se sa duhej agresiv, siç ndodhi kundër Teate, ku u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur sfidën e radhës me Romën. Një ndeshje e madhe, bën i vetëm repartin edhe pse i rrethuar nga tre lojtarë të Bolonjas”, shkruajnë mediat italiane.

Më fjalë të mëdha për sulmuesin kuqezi foli dhe trajneri Mota:

“Rei prej kohësh po bën mirë. E ndihmon ekipin kur duhet mbajtur topi, me lëvizjet e tij ndihmon edhe fazën mbrojtëse. Është një djalë që punon shumë gjatë javës, ka fituar besimin në vetvete, ka fituar edhe besimin e shokëve”, u shpreh Mota në konferencë për shtyp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME