Categories Lajme

Luftoi 36 orë me vdekjen, humb tragjikisht jetën e reja në Durrës pasi mjeku e “përzuri” në shtëpi, vëllai: Si m’u shua para syve

Romina Xhakoni Myftiu, 33 vjeçe, nënë e një vajze 8-vjeçare, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme, pasi të afërmit e saj thonë se kaloi një gjendje gripale mëngjesin e 8 janarit. 33-vjeçarja, e cila punonte arkëtare në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të qytetit, nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje kronike, duke shtuar misterin dhe dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta te të afërmit e saj.

33-vjeçarja luftoi për jetën për gati 36 orë, por në 12 orët e fundit situata e saj shëndetësore është rënduar edhe më shumë, duke rënë në kolaps dhe organet jetësore nuk i funksiononin. E reja ndërroi jetë në orën 04 të mëngjesit të datës 8 janar, pasi jashtë funksioni i kishin dalë veshkat, si rezultat i temperaturës së lartë.

Spitali i Durrësit ka bërë me dije se vajzës i janë marrë mostrat e gjakut dhe janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë për të gjetur shkakun e vdekjes.

Varrimi i të resë është bërë një ditë më parë, ndërsa familjarët e saj janë mbështjellë jo vetëm nga dhimbja e madhe, por edhe nga hijet e misterit se çfarë ka ngjarë me të afërmen e tyre, e cila ndërroi jetë në mënyrë të menjëhershme, pa mundur dot as t’i japin ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Alban Myftiu, vëllai i saj, në një intervistë për News 24, tregoi të gjithë rrjedhën e ngjarjes se si motra ju shua para syve, dhe askush nuk mund të bënte asgjë.

Albani tregoi se në datë 7 janar motra nuk ishte ndjerë mirë, kishte temperaturë të lartë dhe në orën 16 e 30 minuta të pasdites e kishin çuar në urgjencën e spitalit, ku mori edhe ndihmën e parë.

Mjeku i urgjencës kishte konstatuar paralizë faciale dhe e kishte nisur për në shtëpi, duke u thënë familjarëve të vinin të nesërmen në mëngjes te mjekja specialiste.

Të nesërmen në mëngjes në orën 7:30 familjarët e dërguan në spital në gjendje edhe më të rëndë.

Ekipi mjekësor i mbledhur me urgjencë e shtroi në reanimacion. Çdo orë që kalonte e rëndoi edhe më shumë situatën shëndetësore të 33-vjeçares duke I nxjerrë jashtë funksioni veshkat./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME