Categories Lajme

A po qarkullon një bakter i rrezikshëm në Shqipëri? Reagon ISHP

Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon një infeksion i rrezikshëm i shkaktuar nga bakteri meningococcemia. Brenda 48 orëve dyshohet se kanë humbur jetën dy persona. Rasti i parë është efektivi i policisë rrugore, Mariglen Mestani. 27-vjeçari humbi jetën pas disa orë lufte me infeksionin.

Ndërkohë këtë të premte në media është raportuar për rastin e dytë. Bëhet fjalë për 33-vjeçaren nga Durrësi, Romina Xhakoni Myftiu, nënë e një vajze 8-vjeçare.

Të afërmit e saj kanë deklaruar se kaloi një gjendje gripale mëngjesin e 8 janarit. 33-vjeçarja, e cila punonte arkëtare në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të qytetit, nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje kronike.

Fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një doktoreshe që denonconte rastin.

Më pas ka dalë në një deklaratë për mediat, Silva Bino, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik. Ajo konfirmoi vetëm një rast me virusin meningococcemia, por dha pak detaje. Sipas saj viktima ishte një djalë i ri. Sa i përket rastit të Durrësit, Bino tha se po bëhen analizat e gjakut.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Rasti i Durrësit nuk ka dyshim për sëmundje të tillë. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, tha Bino.

Por çfarë është bakteri i meningokoksemisë (meningococcemia)?

Bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë përhapet nëpërmjet sparklave apo sekrecioneve respiratore. Zakonisht ky bakter shfaqet në periudhën kur qarkullojnë dhe viroza të shumta stinore. Sipas mjekëve një pjesë e pacientëve të prekur nga ky bakter që njihet si neisseria e meningjitit.

Por jo të gjitha rastet kalojnë në meningjit. Në rastin e meningokoksemisë, bakteri prek gjakun e pacientit duke shkaktuar dhe humbje të jetës. Kjo sëmundje prek më së shumti fëmijë e vegjël, për shkak të mungesës së imunitetit. Sipas mjekëve diagnoza e menjëhershme është e vështirë, pasi ka simptoma të ngjashme me një sëmundje virale.

Në fillim mund të jenë vetëm disa simptoma dhe më të përhapurat janë: Ethe (Temperaturë); Dhimbje koke; Skuqje e përbërë nga pika të vogla; Të vjella;  Nervozizëm; Ankth./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME