Categories Sport

I vetmi që e donte Panuçin te Shqipëria, Duka: Na shkatërroi, e kishte mendjen te paratë

Kur i gjithë stadiumi “Loro Boriçi: nisi në kor thirrjet kundër Kristian Panuçit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i vetmi që bëri sikur nuk i dëgjoi, ashtu si injoroi të gjithë ekspertët e futbollit, tifozët apo edhe vetë futbollistët e kombëtares që e kishin kuptuar shumë mirë se me të kuqezinjtë nuk kishin të ardhme.

Aventura e ish-mbrojtësit të Italisë sigurisht që nuk pati një fund të lumtur, pavarësisht insistimit të Dukës për ta mbajtur në stol, duke shkatërruar shanset e kuqezinjve për të shkuar në Europian.

Duka është ankuar në merita italiane se fajtor për gjendjen e Shqipërisë ishte pikërisht ai Panuçi të cilit ai i bëri dhuratë një kontratë dhe e shkarkoi që pas ndeshjes së parë. “Ishte një zgjedhje e gabuar, shkatërroi skuadrën. Ai është një njeri konfliktesh, nuk mund të bëhet kurrë trajner.

Pas çdo ndeshje kishte tensione me shtypin, krijonte çarje në skuadër. Nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë.

Kur i komunikova shkarkimin, më tha menjëherë që do të kërkonte deri në centin e fundit, më ka kërkuar edhe premio të ndeshjeve të luajtura nën drejtimin e Rejas. Nuk është një çështje ekonomike, por e korrektësisë etike”, tha Duka.

Ai ka zbuluar gjithashtu se po të mos ishte për Igli Taren, Edi Reja nuk do të kishte marrë drejtimin kuqezinjve. “Në fillim kishte pak dyshime, atëherë Igli e telefonoi dhe e bindi të bëhej trajneri i Shqipërisë.

Edi është një trajner me shumë eksperiencë, një trajner i ditur. Ka kthyer buzëqeshjen në skuadër dhe ka një klime konstruktive në ekip”:, deklaroi presidenti i FSHF-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME