Categories Lajme

“Lugina e agrumeve” në “Mandarina Fest” në Konispol, Arjol Shero i cili po ecën në gjurmët e të jatit bisnesmen, i është kushtuar tërësisht bisnesit të ri në fushën e agro-turizmit

Një fest e bukur në mes agrumesh, sot në Konispol, më saktë në fushën plot platacione të Mursisë.
Gjithëshka stolisur plot hieshi mes ngjyrash kaki të agrumeve për rreth.
Në këto anë ka disa vite që bëhet Festa lokale e Mandarinës, agrumja me nam e kësaj zone, por këtë vit organizimi u bë krejt i veçantë.
“Lugina e Agrumeve”, një ambjent fantastik i bisnesit me të njejtin emër u bë sheshmejdani i zhvillimit të kësaj feste me një okelio domethënëse për këto anë.
Fatmir Shero me djemtë pas një pune të madhe disa vjeçare çelën sot “kanatat” e bisnesit më të ri në Bashkinë e Konispolit, impiantin e grumbullimit, përpunimit, ruajtjes dhe ekspoetit të mandarinës por edhe portokajve e limonit.
Këtu familja Shero kultivon agrumet në një sipërfaqe 10 ha por, me realizimin e objektit përpunues përmes një linje teknologjike bashkëkohore, tani do të kthehet edhe në një pikë të fuqishme e moderne për grumbullimin, përpunimin dhe exportin e prodhimeve të zonës.
Arjol Shero i cili po ecën në gjurmët e të jatit bisnesmen, Fatmirit, tani ka lënë Vlorën dhe pastiçerinë e famshme të ëmbëlsirave që mban emrin e tij, “Arjoli”, dhe i është kushtuar tërësisht bisnesit të ri në fushën e agro-turizmit.
Në këtë linjë do të jetë edhe një lokal i ri shërbimi, konceptuar mjaft hijshëm, i cili do të trajtojë vetëm prodhime bio me kulinarinë tradicionale të zonës.
“Lugina e Agrumeve”, krijesa më e re dhe krejt e veçantë agrobujqësore e turistike në zonën e Konispolit.
Një aset më shumë jo vetëm agroushqimor e turistik në jug të Shqipërisë.
Ndanë udhës Butrint- Konispol tani edhe një pikë relaksi më shumë.
Në “Mandarina Fest” morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, Zv.Ministri Dhimitër Kote, Kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri, Kryetari Dh.Tregëtisë Qarkut Arben Breshani etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME