Categories Sport

Luiza Gega shkëlqen në Doha, e nënta në botë dhe me rekord Kombëtar!

Atletja shqiptare Luiza Gega ka dhuruar një performancë të shkëlqyer në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit, duke arritur një rezultat fantastik në garën e 3000 metrave me pengesa. Dibrania, që ishte kualifikuar për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare në finalet e një botërori, garonte krah pretendentëve të fortë nga kontinenti afrikan e sidomos kenianes Betaris Çepkoeç.

Çepkoeç natyrisht që triumoi dhe mori medaljen e artë me kohë 8’57”.84 ndërsa atletja jonë arriti në vendin e nëntë me kohën 9’19”.23, duke përmirësuar me gati 3 sekonda rekordin kombëtar në këtë disiplinë. Gara e Luiza Gegës njëkohësisht duhet të shërbejë si shkundje për institucionet shtetërore dhe sportive, pasi atletët e tjerë i kryejnë përgatitjet e tyre në kushte optimale, ndërsa sportitët elitarë shqiptarë nuk marrin as shpërblimet e premtuara!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME