Categories Lajme

Luks i ‘shfrenuar’, pamje nga vilat e sekuestruara sot në Shkodër

Në ditën e dytë të operacionit Forca e Ligjit janë sekuestruar pasuritë e 6 personave të lidhur me botën e krimit në Shkodër. Së fundmi këta persona janë përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur më 17 janar, në Kamëz, ku u mor peng dhe u torturua deri në vdekje 49-vjeçari Jan Prenga. Por ajo që bie në sy është luksi i shfrenuar i vilave dhe automjeteve.

Kështu shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër, pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2, si edhe pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete dhe 1 motor. Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë dhe një automjet.

Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re, si edhe një automjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME