Categories Lajme

Lule dhe mesazhe falenderuese për policët dhe prokurorin që…

Zyra e prokurorit dhe kazerma e policisë  në qytetin Vibo Valentia presin vetëm lule dhe urime që prej 19 dhjetorit ikur u finalizua mega-operacioni kundër mafias Ndragheta dhe që çoi në pr angosjen e 334 personave. Prokurori i Catanzaros, Nicola Gratteri, i cili kordinoi operacionin ka publikuar në faqen e tij në facebook një nga dhu ratat e marra nga qytetarët  Vibo Valentia.

Një lule Krishtëlindje së bashku me mesazhin prekës:

“Kalabria e ndershme do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj jush. Ne ju dëshirojmë të gjithëve një Krishtlindje të bukur ashtu siç na e keni dhënë ne. Faleminderit”. Me dhjetëra buqeta me lule dhe mesazhe falenderuese mbërritën  në kazermë pas operacionit të kosuar “Rinascita Scott”.

Madje për karabinierët u ofruan dhe kafe falas. Operacioni “Rinascita Scott” vuri në pranga mafioze, politikanë, avokatë e profesionistë të njohur. Mes të arrestuarve ishin ish-senatori i Forza Italia Gianluca Pittelli, ish-deputeti i PD e ish- nën guvernatori i Rajonit të Kalabrias Nicola Adamo, ish-këshilltari rajonal i PD në Kalabri Pietro Giamborino, sekretari i PS kalabreze Luigi Incarnato.

Mes të arr estuarve ishte  dhe ish-komandanti i repartit operativ të Policisë së Catanzaros Giorgio Naselli. Operacioni u shtri  në territoret e rajoneve të Lombardia, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania e Basilicata si dhe në Gjermani, Zvicër e Bullgari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME