Si për ironi të fatit e të rrethanave, i vetmi mall në tregun shqiptar, që ka pësuar vit pas viti një rritje të konsiderueshme janë pikërisht bananet. Këto nuk janë shifrat tona, por janë shifrat zyrtare, sipas të cilave, vetëm në vitin që lamë pas, konsumi i bananeve në vend arriti nivele rekord.
Të dhënat nga Doganat bëjnë të ditur se u importuan gjithsej banane me vlerë 3 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro). Në krahasim me vitin e mëparshëm, importet u zgjeruan me 9.1%, ndërsa në raport me një dekadë më parë janë dyfishuar. Në sasi, në vitin 2021 u importuan gjithsej 34.4 milionë kg, ose 10% më shumë se një vit më parë.
IMPORTET E BANANEVE U RRITËN, POR ÇMIMET U ULËN:

Referuar shifrave të mësipërme, zyrtare, rezulton se asnjë mall tjetër si banania nuk është dyfishuar, ndërkohë që çmimi i tyre sa vjen e ulet gjithmonë e më shumë, ç’ka ngre dyshimet se ky mall po përdoret si një kamuflazh për ‘punët e pista’.
Ky fenomen është kundër rregullave të ekonomisë së tregut, i cili funksionon sipas parimit të Kërkesë-Ofertës, sipas të cilit, nëse do të ishte dyfishuar kërkesa, pra nëse do të rriteshin importet, praktikisht do duhej të ishte dyfishuar edhe oferta, pra çmimi i këtij produkti, por për çudi ka ndodhur e kundërta, duke ngritur dyshimet se bananet po përdoren si sebep dhe jo qëllim për të fituar përmes tregtisë së paligjshme, nga grupe të caktuara, të cilat i kanë shtrirë tentakulat deri në rangjet e larta drejtuese.
DOGANAT: KRYESOJNË EKUADORI DHE KOLUMBIA

Por, nëse i referohemi shifrave të fundit të ngarkesave të kokainës të kapura në vendin tonë në Portin e Durrësit, rezulton se bananet kanë qenë thjesht kamuflazhi për importin e lëndëve na rkotike, pasi ato janë konstatuar pikërisht në kontejnerë me banane, dhe në asnjë rast mes produkteve të tjera.
E si për çudi, Doganat njoftojnë zyrtarisht se, Ekuadori është shteti kryesor, nga ku importohen bananet në vend, me 77% të totalit, me një vlerë prej 2.4 miliardë lekë, në dyfishim në raport me një dekadë më parë.
NGARKESAT ME KOKAINË NGA EKUADORI, KOLUMBIA E BRAZILI TË KAPURA NË PORTIN E DURRËSIT:

Në 10 prill të vitit 2021 një sasi kokaine u kap në Portin e Durrësit. 143 kg k okainë u gjetën në një kontejner që vinte nga Ekuadori. Ngarkesa kishte kaluar tranzit në itali dhe u kap nga skaneri në Portin e Durrësit. Nga operacioni ranë në pranga dy administratorët e firmës pritëse në Shqipëri, Klajdi Xibraku 30 vjec dhe Erion Peti 42 të dy banues në tiranë.
D roga ishte fshehur në tavanin e një kontejneri që transprotonte banane dhe ishte e ndarë në 200 pako. Dyshimet e autoritetit portual kanë lindur për shkak të origjinës nga vinte ngarkesa e shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, me flamur portugez dhe menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm në skaner.
Në fillim të muajit prill me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg k okainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh që vinte nga Kolumbia për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg ko kainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako të vendosura në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, të cilat ishin fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.
119 kilogramë kokainë u zbulua në 30 dhjetor të vitit të kaluar nga policia në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Policia e Shtetit sqaroi se operacioni i koduar “Romanati” u finalizua mbrëmjen e së enjtes, ndërsa në pranga ranë 3 persona.

Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. Asokohe, burgime nga grupi hetimor bënë me dije se ka dyshime që nga Ekuadori të jetë nisur rreth 1 ton kokainë, dhe trafikantët të kenë ndërhyrë duke hapur kontejnerët në Itali për të tërhequr një sasi të madhe të dr ogës. Kjo shpjegon edhe arsyen e mungesës së disa arkave me banane që konstatuan autoritetet italiane.
Ndërsa sa i përket drogës që mbeti mes kutive në kontejner, ose trafikantët nuk e kanë gjetur dot, ose ka pasur destinacion Shqipërinë. Nën drejtimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës u arrestuan 2 shoferët e automjeteve të firmës, Gëzim Kalaja 31 vjeç dhe Hasan Salihu 63 vjeç dhe administatori i firmës së bananeve të import-eksportit me vendet e Amerikës Latine, Marson Murataj, 34 vjeç.
Në korrik të vitit të kaluar, një tjetër ngarkesë prej 11 kg e 650 gram kokainë u zbulua brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të një kompanie shqiptare. Lënda na rkotike u gjet pas një kontrolli rutinë të Policisë Kufitare.

Nga vëzhgimi me skaner rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit. Atje u gjet më pas e fshehur d roga e ndarë në 14 pako dhe pas peshimit rezultoi 11 kg e 650 gramë. Pas zbulimit të lëndës narkotike, Policia arrestoi menaxherin e firmës shqiptare që kishte porositur bananet, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë.

I arrestuari ishte Barjon Gumeni, 34 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Eduart Dauti, 50 vjeç, administrator (pronar) i kompanisë së tregtimit të bananeve. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe ka ndaluar në 5 porte.
Në maj të vitit 2021, në Portin e Durrësit mbërriti një sasi e madhe droge e cila ishte vënë në ndjekje nga policia italiane dhe ajo shqiptare. Ngarkesa e drogës ka udhëtuar drejt Kosovës dhe në Lipjan është ndalur nga Policia e Kosovës.

Pas kontrollit të mjetit është gjetur një sasi prej 400 kilogram k okainë. Sipas burimeve brenda Doganës së Kosovës, transporti është bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se është duke bartur produkte mishi.”
Por, të përfshirë në procesin e bartjes së drogës në vlerë të 20 milionë eurove nuk ishin vetëm Kosova e Shqipëria. Me datë 3 maj Policia e Kosovës kishte pranuar informatë se një kontejner me kokainë ishte nisur nga Brazili për në Itali, kurse destinacioni i fundit ishte Kosova.
