Categories Lajme

Zbulohet skema e mashtrimit/ Transaksione bankare nëpërmjet Call Center-ave, 2 në pranga

Një tjetër skemë mashtrimi përmes Call Center-ave është zbuluar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Call me” u vunë në pranga një Frenk Lumi 26 vjeç dhe Desar Bano 42 vjeç. Zbulohet një skemë mashtrimi përmes Call Center-ave në Durrës. Operacioni i policisë “Call me” ka çuar në pranga 2 persona që mashtronin me transakionet financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

NJOFTIMI I POLICISE Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra pajisje kompjuterike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, bazuar dhe në informaconet e siguruara në rrugë operative, nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME