Categories Lajme

Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministri i Drejtësisë: Farsë dhe idiotësi! Askush nuk mund të dënohet pa prova

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se vendimi i Apelit të Posaçëm për të dërguar në burg Saimir Tahirin ishte një “farsë dhe idiotësi”, shkruan newsbomb.al. Sipas tij, ish-ministri dhe askush tjetër nuk mund të dënohen pa prova.

Në emisionin “A Show”, Manjani tha se Saimir Tahiri nuk mund të akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe akuza për shpërdorim të detyrës duhet të bjerë, gjithashtu. “… duhet të ndajmë veprimtarinë e ministrit nga shtetasi Saimir Tahiri. Pasi shtetasi Saimir Tahiri duhet të gëzojë pafajësinë, pasi askush nuk mund të dënohet pa prova”, është shprehur ndër të tjera Manjani.

Si e cilësoni vendimin e gjykatës?

Manjani: Është vendim gjykate, s’kam çfarë t’i them unë. Nuk kam pas një surprizë për këtë vendim. Është një gjë jo e papritur nga ana ime. Tahiri duhet kritikuar dhe rëndë madje, sepse në kohën që ishte ministër në Shqipëri lulëzoi fenomeni më i keq i mundshëm, kanabizimi. Unë nuk e di nëse atë e ka Saimiri në kurriz, e ka Rama apo gjithë Rilindja. Por, duhet të ndajmë veprimtarinë e ministrit nga shtetasi Saimir Tahiri. Pasi shtetasi Saimir Tahiri duhet të gëzojë pafajësinë, pasi askush nuk mund të dënohet pa prova. Edhe akuza për shpërdorim detyre duhet të bjerë. Unë nuk pres nga gjykata që të bëjë politikë.

Akuzat ndaj Tahirit …

Manjani: Është një farsë, idiotësi të akuzohet shtetasi Saimir Tahiri për grup i strukturuar kriminal. Duhet të ndajmë veprimtarinë politike të Tahirit nga të drejtat e tij si qytetar. Ka shumë çështje të tilla, që duhen gjykuar. Problemi në Shqipëri është i sistemit, sistemi ka gropa, vrima, që nuk i ka mbyllur, por i ka thelluar. Ky është problemi më i madh. Është një çmenduri që jeton këtu, ulet këmbëkryq. Po shkojmë drejt drejtësisë së Enver Hoxhës, turp.

Pse trupa gjyqësore ndenji kaq gjatë e mbledhur, do e kalojë Vettingun?

Manjani: Ata gjyqtarë janë njerëz prej mishi e kocke, jetojnë në një presion të paparë ndonjëherë, presion politik, presion ndërkombëtar. Është një presion i jashtëzakonshëm, një situatë që nuk ja uron as armikut. Ata kanë familje, jetën e tyre për të drejtuar.

Vendimi, zgjidhje për t’i bërë qejfin të gjithëve?

Manjani: Nuk e di këtë gjë. Akuzat e ngritura qartësisht nuk ishin të provuara dhe gjykata e ka provuar këtë. Në Shqipëri secili duhet të mbrojë veten, se shteti nuk të mbron.

Gjyqtarët që vendosën për Tahirin do e kalojnë Vettingun?

Manjani: Këtë fall nuk e shti dot nuk besoj se Vettingu ka krijuar një standard demokratik.newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME