Categories Lajme

Lumë parash informale në Shqipëri, BSH: Në qershor 317, 2 miliard lekë qarkulluan jashtë bankave

Paraja informale në vend ka njohur një rritje të frikshme gjatë muajve të pandemisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në Qershor kanë qarkulluar jashtë bankave 317,2 miliard lekë. Paraja informale ka pësuar një “boom” pas rihapjes së ekonomisë në maj nëse e krahasojmë më muajt e parë të vitit. Ky rezulton se është niveli më i lartë i parasë që qarkullon CASH në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit. Ndërkohë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë vërehet një rritje me rreth 39 miliard lekë më shumë.

Përdorimi i parasë “cash” në vend është kthyer në një shqetësim për institucionet financiare pasi kjo ndikon direkt në rritjen ekonomike. Bizneset e vogla por edhe qytetarët shqiptarë përdorin në masë paranë “cash” për pagesat e shërbimeve të ndryshme. Kjo detyroi ministrinë e financave që të vendosë vitin e kaluar detyrimin për hapjen e llogarive bankare nga bizneset e vogla të cilat realizojnë mbi 90 të vëllimit vjetor të pagesave me para në dorë. Përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi dhe pavarësisht aksioneve të ndërmarra në këtë drejtim nuk janë marrë rezultate pozitive.

Sipas eksperteve ekonomia gri është mbi 30 %.Ndërkohë për të formalizuar ekonominë qeveria nisi procesin e fiskalizimit ose faturimi online. Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia kjo nismë u shty për vitin tjetër. Ndërkohë në shtator të këtij viti pritet të miratohet amnistia penale dhe fiskale duke iu dhënë mundësi bizneseve por edhe individëve që të deklarojnë të gjitha pasuritë që ata zotërojnë në mënyrë informale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME