Categories Lajme

SHBA ndryshon strategjinë: Do të testohen për covid, vetëm ata që kanë simptoma

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA kanë ndryshuar udhëzimet për rastet se kur kërkohet bërja e testit për Covid-19. Tashmë CDC nuk kërkon më testime për shumicën e personave pa simptoma, edhe nëse ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë që dihet se e ka virusin. Më parë, agjencia rekomandonte se testimi ishte i përshtatshëm për njerëzit me ekspozim në kohët e fundit ose të dyshuar, edhe nëse ishin asimptomatikë, shkruan CNN. Rekomandimet e përditësuara udhëzojnë tashmë që: “Nëse keni qenë në kontakt të ngushtë (brenda 1.8 metrash) me një person të infektuar me COVID-19 për të paktën 15 minuta, por nuk keni simptoma, nuk është e nevojshme që ta kryeni domosdoshmërisht testin nëse nuk jeni një individ i cenueshëm ose ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor ose zyrtarët shtetërorë apo lokalë të shëndetit publik rekomandojnë që ta bëni.”

Ata që nuk kanë simptoma Covid-19 dhe nuk kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë të infektuar nuk është e nevojshme të testohen, thonë më tej udhëzimet e azhurnuara. “Jo të gjithë duhet të testohen”, thuhet në faqen e internetit të agjencisë. “Nëse testoheni, duhet të vetë-karantinoheni/ izoloni në shtëpi në pritje të rezultateve të testit dhe të ndiqni këshillat e ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor ose një profesionist të shëndetit publik.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME