Categories Lajme

Lungomare: Vlora në liri lëvizje, të hënën që vjen hapet fare

Duke lëvizur në orën 19 përgjatë Lungomares pash një shpërthim të jashtzakonshëm të një qyteti që jeton. E mundëm Covid-19 fal disiplinës dhe durimit të treguar, të thonë vlonjatët. Sa bukur kur njerëzit levizin të lirë përgjatë shëtitores më emblematike të qytetit, ndërkohë që dielli i madhërishëm ulet ngadal në sfond duke perënduar mbi det. Vlonjatët kanë hedhur tej ditët në karantin dhe po shijojnë magjinë e natyrës së praruar.

Shkojmë në fund të lungomarres, atje ku gjendet kompleksi sportiv dhe gjejmë të gjitha fushat plotë me të rinjë e të reja që luajnë e argëtohen. Dy fushat e basketbollit, dy fushat e tenisit, një fushë futbolli dhe një tjetër fushë tenisi tërheqin me dhjetëra dhe qindra të rinjë. Ecim më tej akoma, për të parë se ç’po bëhet me segmenin fundor të lungomares drejtë tunelit të ujit të ftohtë dhe shohim që po punohet me ritëm të kënaqshëm. Sipas projektit, pjesa fundore e lungomares drejtë tunelit të ujit të ftohtë do të ketë, veç shëtitores, plazhe dhe pishina.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli deklaroi dje gjatë një interviste në një television se, Vlora është gati të çeli sezonin turistik. Kjo krijon shpresë se gjërat do të shkojnë në vendin e duhur për të kapur kohën e humbur. Në fakt maji është gjithmon muaji ku çelet sezoni turistik. Ndoshta nuk do të ketë festival e koncerte me fishekzjarre, por këtë vit do bëjmë edhe pa to për të mbrojtur jetën nga Covid-19.

Vlora, qyteti i diellit dhe e idetit po u shkel syrin të gjithë turistëve. Ejani më shijoni, ja ku jam! Nga Clirim Hoxha

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME