Categories Lajme

Lushnje, sqarimi i drejtorit të Qendrës Bujqësore:Hashashi mbillet me urdhër të prokurorisë

Një video e publikuar nga Ministrja e Bujqësisë në rrjetet sociale, ku brenda një sere në Lushnje dukej se po kultivohej kanabis, solli shumë reagime për arsyen e mbjelljes së fidanëve të l ëndës n arkotike.

Për mediat, Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça tha se aktualisht, në serë janë mbjellë disa kubike kanabis, me urdhër të prokuroisë, për qëllime eksperimentale dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë.

Kjo sipas drejtorit të qendrës është sipas marrëveshjes së ministrisë së Bujqësisë me ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë. Në momentin kur bimët arrijnë zhvillimin e plotë, është prokuroria që i merr dhe i çon në laboratorin e kriminalistikës për analiza të mëtejshme të cilësisë së l ëndës n arkotike. Sipas tij janë mbjellë me shkresa të rregullta ku është përcaktuar në gramë dhe numri i bimëve të mbjella.

Drejtori i qendrës Andrea Muça shpjegon procedurat dhe bashkëpunimin i cili ka një vit e gjysëm që ndiqet nga qendra të transferimit të teknologjive bujqësore që janë në Lushnje.

‘Ka disa vite që ka pasur dhe ka k anabis. Është një praktikë bashkëpunim midis ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë. Ka disa vite që prova të ndryshme të dyshuara për k anabis, kryesisht fara organet e policisë i sjellin pranë institucioneve të ministrisë së Bujqësisë.

Konkretisht deri në fund të vitit të kaluar i kanë pas çuar në QTB e Fushë-Krujës, por ka një vit që janë sjellë në Lushnje. Konkretisht janë sjellë 35 mostra, pjesa më e madhe dyshohen për k anabis dhe një pjesë më e vogël janë fidanë të porsambjellë.

Ne disponojmë sera ku kultivohen fidanë perime, dhe këto kanë një teknologji të përafërt me perimet. Prandaj janë sjellë këtu me qëllim që ne ti vëmë në proces mbjellje dhe rritje. I mbajmë deri në 45 ditë dhe pastaj vetë organet e policisë i marrin dhe i çojnë në laboratorët e tyre për analiza të hollësishme kimike për të gjykuar sasinë e l ëndës na rkotike që ato disponojnë.

Janë të mbjellë me shkresa të rregullta ku është përcaktuar në gramë dhe numri i bimëve të mbjella. Kemi edhe qeset plastike ku ato kanë qenë vendosur brenda. Mbasi mbjellim fidanët dhe farat kur arrihet sasia e caktuar ato vijnë dhe i marrin përsëri. Ato herë pas here vijën dhe interesohen për t’i shikuar kur janë gati. S’ka asnjë arsye pse të përgojohemi në këtë mënyrë ne e kemi punë.’- tha Muça.

Sa i përket një zjarri pranë serës, Muça tha se nuk ka lidhje me serën, pasi zjarri ka rënë në koshat e mbeturinave. ‘Është qesharake dhe më vjen keq për median tonë. Zjarri ka rënë tek kazanët e pelhrave. Zjarri nuk lidhet me serën.’- tha Muça./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME