Categories Lajme

‘Ma morën djalin…’, reagon babai i Indrit Çelajt që u vra për një kondicioner: Sikur të kisha fuqi nuk dija se ç’mund të bëja, dua drejtësi

Pas ndarjes nga jeta të Indrit Çelajt i cili u plagos më plumb në kokë nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, ka reaguar edhe babai i viktimës. Batjar  Çelaj duke shprehur dhimbjen e tij për humbjen e djalit ka thënë se këtë nuk ia uron askujtë dhe e ka konsideruar si një fatkeqësi që ndodhte.

Më pas babai i viktimës është shprehur se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd.  Në fund Batjar Çelaj thotë se kërkon që drejtësia të bëj punën e saj për vrasjen e të birit.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit .  Kjo është fatkeqësi e  madhe në Shqipëri.  Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi.  E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e  mora vesh në orën 7 në darkë  se i kishin marrë edhe dokumentat.  Cunin e kishte marrë policia.  Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur  të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…” ka thënë ndër të tjera babai i Indrit Çelaj.

Indrit Çelaj, u qëllua me plumb në kokë nga Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME