Categories Lajme

Stuhi e rrebeshe shiu? Befason sinoptikania: Ja si do jetë shtatori

Të nxehtit ekstrem për muajin gusht po i vjen fundit. Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje për “News 24” se pas datës 25 gusht do të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat t’i afrohen vlerave normale.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. Sipas sinoptikanes Bani, 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura mbi vlera normale. “Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit.

Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin. Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të pakët.

Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin”, tha sinoptikania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME