Categories Lajme

“Ma morën makinën me armë në kokë”, flet i riu nga Kosova i grabitur në Milot

Shtetasi nga Kosova Meriton Ahmetaj ishte duke u kthyer nga pushimet në Budva me shokun e tij, kur gjatë rrugës tranzit në Shqipëri, atij ia grabitën veturën dhe gjërat e tjera disa persona nën kërcënimin e armëve.

21-vjeçari tregon se gjatë përshkrimit të rrugës në Milot, vetura mbrapa kishte lëshuar rrotacionin duke i kërkuar të hap krahun. Meritoni duke gjykuar se mund të jenë policë civil kishte ndaluar, pasi thotë se në atë moment kishte tejkaluar shpejtësinë nga 60 në 80 km në orë.

Meritoni tregon se personat kishin të folurën e veriut dhe ishin me dy vetura me tabela italiane.

Babai i tij, Rrahmani thotë se qeveria shqiptare duhet ta rris sigurinë në rrugë dhe jep vërejtje për numrin e vogël të patrullave në autostradë.

Lidhur me rastin Ahmetaj tregon se përveç autoriteteve në Shqipëri është angazhuar edhe policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit. Derisa ai thotë se ka adresuar letër edhe Presidentit Ilir Meta nga i cili ka marrë mbështetjen për zbardhjen e rastit, citon top channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME