Categories Lajme

Vlorë, djali i dogji shtëpinë, flet nëna: Ishte tapë, edhe më ka dhunuar

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 në lagjen “Partizani”. Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake nga grupi hetimor që është ngritur për rastin mësohet se flakën shtëpisë ia ka vendosur djali pas debatit me nënën. Akuzën e ka bërë vetë nëna.

E moshuara u shpreh për mediat se djalin e vogël e ka të alkoolizuar. Ajo u shpreh se më parë e kishte dhunuar, ndërsa sot i vendosi flakën shtëpisë.

“Djali është i alkoolizuar, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë “ik nga shtëpia se po vjen i pirë”.

Unë jam grua pa burrë. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Brenda është djegur gjithçka. Djemtë janë në shtëpitë e tyre dhe ky që bëri proçkën” tha e moshuara. 59-vjeçarja bashkë me djalin po merren në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar motivet e debatit në familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME