Categories Lajme

Maas nis krijimin e një aleance të re

Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas në New York, kundër veprimeve të njëanshme. Shumëkush dëshiron një kundërpeshë ndaj nacionalizmit të Trumpit

Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. “Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t’i mbrojmë ato”, tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.

Maas e ka prezantuar për herë të parë idenë e tij për një Aleancë në korrik të vitit të kaluar. Së bashku me Gjermaninë janë duke punuar për një kohë të gjatë edhe vendet si Franca, Japonia dhe Kanadaja. Takimi në New York ishte i pari i përmasave të këtilla, ku u nis krijimi i një aleance më të gjerë. Në sallë ishin më shumë se 30 ministra të Jashtëm.

Pozicionimi ndaj Trumpit

Aleanca duhet të punojë në forcimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të angazhohet për përparimin e reformave të institucioneve ndërkombëtare dhe të forcojë bashkëpunimin mes vendeve. Sfondi i këtyre angazhimeve ka për qëllim të kundërshtojë edhe nacionalizmin e presidentit amerikan Donald Trump. SHBA është distancuar dhe larguar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare, prej ardhjes së Trumpit në pushtet. Ndërkohë që janë ashpërsuar edhe tendosjet mes SHBA dhe Kinës.

Aleanca është planifikuar si një grup me anëtarësi të rregullt, ngjashëm me G7 apo G20. Ajo fillimisht do të përfshijë gjashtë fusha të bashkëpunimit: Mbrojtja e klimës, liria e shtypit, rregullat për përdorimin e sistemeve autonome të armëve, barazia gjinore dhe arsimi, bashkëpunimi humanitar dhe përdorimi i gjithësisë./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME