Categories Lajme

Mabco: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik

Projekti i aeroportit të Vlorës rrezikon të mos jetë gati për nisjen e fluturimeve në pranverën e këtij viti, siç ishte parashikuar. Paralajmërimi vjen nga përfaqësuesit e kompanisë Mabco, aksionerit kryesor të koncesionit. Sipas tyre, shkak është konflikti mes dy aksionerëve, Mabco Construction e biznesmenit Behgjet Pacolli dhe 2A Group, Valon Ademi. Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesit e “Mabco” thanë se situata është alarmante.

Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë zvicerane MABCO sqaroi situatën ligjore, duke theksuar se Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, por një ditë më vonë, më 23 dhjetor, një tjetër gjyqtar i shkallës së parë ka bllokuar kompaninë me 98% të aksioneve, duke e zhveshur de facto nga prona.

Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane ngritën shqetësime për cilësinë dhe sigurinë e aeroportit të Vlorës, ndaj kërkojnë edhe një auditim nga kompani të huaja. Ndërsa përfaqësuesi ligjor në Zvicër i shoqërisë paralajmëroi se kjo çështje mund të gjejë zgjidhje në arbitrazhin ndërkombëtar.

Kompania MABCO thotë se vonesat krijojnë kosto edhe për financat e saj, për shkak të një kredie prej 57 milionë eurosh. Vlera e investimit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, sipas kontratës, është 104 milionë euro, por përfaqësuesit e koncesionit kanë thënë se ajo është më e madhe. Koncesionari parashikon që kompania do të mbajë të drejtën e operimit të kësaj vepre për 35 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME