Categories Lajme

Macron flet për energjinë elektrike dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor: Skenari i frikës nuk është për mua!

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur për mediat teksa mbërriti në Tiranë për samitin që po mbahet sot mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për sfidat e energjisë elektrike, Macron tha se nuk ka skenar frike, por foli për një solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.

“Diskutimet dhe lufta në Ukrainë çështje sigurie për gjithë rajonin kështu që ne jemi që prej shkurtit e marsit duke punuar. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm në kaudër të presidencës çeke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Gjithashtu me rëndësi të kemi solidaritet mes BE dhe BP për energjinë dhe gjithasthu dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE, të punohet drejt thellimit të agjendës politike. Do të kemi mundësi dhe me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisin përmes frikës roli i qeverisë e minsitrave të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo s’është për të frikësuar njerëzit me skenare absurde, ju lutem ndaleni.

Jemi një vend i madh, kemi çështejn e energjisë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, deklaroi Macron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME