Categories Lajme

Macron në avantazh me pikë, fiton “duelin televiziv” me Le Pen: Ke lidhje me Rusinë!

Duket se pas duelit të fortë televiziv mes tyre, ishte Emmanuel Macron ai që i bindi më shumë zgjedhësit francezë.

Shefi aktual i Elizesë, në kërkim të një mandati të dytë në krye të shtetit e ka zgjeruar epërsinë e tij kundrejt rivales së ekstremit të djathtë, Marine le Pen, edhe pse analistët sërish paralajmërojnë se balotazhi i së dielës ka për të qenë mjaft i vështirë.

Presidenti francez Emmanuel Macron e goditi fortë sfiduesen e tij në debatin televiziv të një dite më parë për lidhjet e saj me Rusinë dhe për dëshirën e saj për t’u hequr grave myslimane të drejtën për të mbuluar kokën në publik, ndërsa ai kërkon votat e francezëve për të fituar një mandat tjetër 5-vjeçar.

“Për vendin tonë, është lajm i keq, sepse ti varesh nga regjimi rus dhe varesh nga Putin. Sepse vetëm disa muaj pasi bëtë ato komentet për aneksimin e Krimesë, ku zonja le Pen morët një hua të majme nga një bankë ruse. Kështu që kur flisni për Rusinë, ju nuk flisni me liderët e tjerë, ju flisni me bankierin tuaj, ky është problemi”, tha Macron.

Në konfrontimin e tyre të vetëm kokë më kokë, Macron u përpoq të tregonte se rivalja e tij nuk është personi i duhur për të udhëhequr fuqinë evropiane të armatosur me armë bërthamore, me një popullsi të larmishme dhe për t’u marrë me Moskën. Ai u përpoq ta portretizonte Le Pen si thelbësisht të pabesueshme, duke e akuzuar atë për pandershmëri dhe për përdorimin e shifrave të gabuara në premtimet e saj zgjedhore. Le Pen u mbrojt me kartën e patriotizmit.

Ai e di shumë mirë se unë jam një grua absolutisht e lirë, se e mbroj Francën sepse jam patriote dhe këtë e kam dëshmuar gjatë gjithë jetës time. në të gjitha rrethanat, unë mbroj Francën dhe francezët. Kam bërë një postim në Twitter 9 nëntorin e vitit 2014 ku thuhej: Mbështes një Ukrainë të lirë, e cila nuk është subjekt as i SHBA-së, as i BE-së, as i Rusisë, ky është pozicioni im“, tha Le Pen.

Ajo u përpoq të tërhiqte votuesit e pakënaqur me çmimet në rritje, të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Ajo tha se ulja e kostos së jetesës do të ishte përparësia e saj kryesore nëse zgjidhet në postin e presidentes, që do ta bënte atë presidenten e parë të Francës, duke e portretizuar veten si kandidate për votuesit që nuk mund të përballojnë jetesën.

Macron doli i pari në raundin e parë të 10 prillit. Por Le Pen, e cila ka fituar terren këtë vit duke shfrytëzuar zemërimin e votuesve mbi inflacionin, ka ngushtuar ndjeshëm hendekun në mbështetjen e publikut në krahasim me vitin 2017, kur humbi me 34% të votave ndaj 66% të atyre që mori Macron. Top Channel

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME