Categories Lajme

S’ka naftë për anijet! Ndalon peshkimi në Vlorë, asnjë peshkarexhë në det

Rritja e fortë e çmimit të karburanteve ka detyruar peshkatarët në Vlorë të fikin motorrët e anijeve të peshkimit. Prej gati 10 ditësh ata kanë ndalur aktivitetin e tyre duke ankoruar peshkarexhat në kalatat e Triportit të Vlorës.

Dyfishimi i çmimit të naftës që përdorin peshkatarët për anijet e peshkimit ka rritur kostot që sipas tyre po bëhen të papërballueshme duke e bërë më të vështirë jetesën për familjet e tyre.

Por, shtrenjtimi i karburanteve ka bërë që peshkatarët të rrisin çmimin e produkteve të peshkut dhe gjallesave ujore pasi në tregje konsumatorët po paguajnë më shumë për blerjen e tyre.

Në portin e Vlorës operojnë rreth 80 anije peshkimi dhe situate e rritjes së çmimeve prek jo pak individë që e kanë peshkimin punën e tyre të vetme që sigurojnë të ardhura prej tij.

Prej rreth një muaji  situata në triport flet me gjuhën e heshtjes. Në ditë të tilla thuajse të gjitha peshkarexhat duhet të ishin në det të hapur për të zhvilluar aktivitetin e tyre, por prej më shumë se 1 muaji, ato i gjen të gjitha të ankoruara në kalatat e Triportit. Rritja e çmimit të naftës shprehen peshkatarët, ka bërë që puna jonë të jetë drejt falimentit. Dikur e merrnin me 65 lekë me  70 lekë litrin, sot e marim 160 leke. Duam të paktën 500 mijë lekë të vjetra karburant për disa orë në det, dhe këto çmime nuk e justifikojnë dot gjuetinë.

Kështu, sipas peshkatarëve, situatës skandaloze të kushteve infrastrukturore në Triport tani u është shtuar një tjetër problematikë e madhe, rritja e çmimit të naftës ka bllokuar aktivitetin e tyre të përditshëm, duke ua bërë jetesën e familjes më të vështirë.

Ndërkohë që çmimi i naftës është shoqëruar dhe me rritjen e çmimit të peshkut. Fakti një pohim jo vetëm nga peshkatarët, por dhe në tregje të tregtimit të produkteve, gjallesa ujore. E megjithatë peshkatarët thonë se normalisht e kemi rritur pak çmimin e peshkut, por merkatot e peshkut apo dyqanet e peshkut janë ato që e rrisin më shumë ç’ka na bën që ne të jemi shtresa më e goditur.

Porti i peshkimit në Vlorë  prej kohësh ka qenë një shqetësim për peshkatarët që operojnë me anijet e tyre e sipas tyre porti prej vitesh e ka humbur statusin e të qenit port peshkimi teksa nuk ofron asnjë kusht për të punuar. Ndërkohë që më herët, vështirësitë e papunësisë në këtë port, detyruan shumë peshkatarë të lënë punën e në triport operonin me anije peshkatarë nga Egjipti.

Rreth 80 anije peshkimi operojnë në këtë port ndërsa  ky vend  disponon një vijë të gjatë bregdetare  si një hapësirë e çmuar për këtë aktivitet. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME